Rreth Futurplast Shqiperi
Lexoni me shume rreth kompanise tone, historise dhe vlerave
Futurplast Sh.p.k. është një shoqëri që lindi në vitin 2006 me iniciativen e inxh. Gjergji Duro. Futurplast filloi aktivitetin e saj me prodhimin e ambalazheve ushqimorë. Në hapat e parë të aktivitetit, fokusi qëndronte vetëm në prodhimin e shisheve plastike, si me ngjyrë ashtu edhe transparente, të dimensioneve të ndryshme. Me këtë produkt u arrit një rendiment shumë i lartë në procesin e prodhimit duke automatizuar gjithë linjën.
Që në hapat e saj të parë shoqëria Futurplast ka investuar në teknologji të avancuara për prodhimin e një produkti cilësor dhe unik, duke u diferencuar nga konkurentët e tjerë në territorin shqiptar. Kemi qenë të parët në prodhimim e ambalazheve me teknologjine IML në të gjithë Shqiperinë, duke iu ofruar klientëve tanë produkte të shumta cilësore.
Te fokusuar ne cilesi
Sepse ne dorezojme produkte cilesore per klientet tane
Vizionar
Kemi njerzit dhe vizionin e duhur, qe zgjidhjet tona ti rezistojne kohes dhe te permirsojne biznesin tuaj
Zgjidhim probleme
Cdo produkt i joni vjen si nevoj e klientve tane, dhe fal profesionalizimit tone, problemet e biznesit tuaj do te zgjidhen
Klienti i pari
Per ne, ju klinetet tani jeni te paret, dhe kemi te gjithe profesionalizmin dhe dedikimin tone per te qene ju te paret, sepse FuturPlast eshte cdo kush prej jush
Pse të bashkëpunoni me Futurplast?
Me shumë përkushtim, ne operojmë kryesisht në të gjithë territorin e Shqipërisë. Madhësia e tregut që Futur Plast siguron në vend, I jep mundësinë për të qenë lidership dhe nr 1 në treg. Kontakti konstant me klientët dhe kooperacioni me ta është një proces I qëndrueshëm në ADN tonë.
Fuqia e kompanisë konsiston në korrektësinë , bashkëpunimin , shpejtësinë e punës dhe disiplinën. Futur Plast Sh.p.k., falë eksperiencës ndër vite dhe një rrjeti organizimi të përsosur, është në gjëndje të përballojë tregun vendas në bazë të kërkesave të klientëve në një kohë shumë të shkurtër. Miqtë e Futur Plast janë po ashtu kompani të qëndrueshme , të fuqishme të tregut, por më e rëndësishmja, përdoruese të produkteve që dalin nga fabrika jonë.
Hapësirat gjigande, teknologjia e fundit e përdorimit të makinerive, stafi I fortë dhe i kualifikuar, larmishmëria e produkteve, por më së shumti, dëshira për të punuar dhe për të qenë gjithmonë të parët janë ato që na motivojnë cdo ditë për të mbajtur gjithmonë fort vendin që kemi sot.
Falë fuqisë tonë, bashkëpunimit tuaj dhe viteve të gjata të punës, ne aspirojmë të mbetemi gjithmonë të parët në treg.